Liderja pro-perendimore ne Birmani, Aung San Suu Kyi eshte takuar me nje minister te qeverise se Rangunit.
Lajmin e bejne te ditur mediat nderkombetare, sipas te cilave takimi zgjati 45 minuta, por nuk eshte dhene asnje detaj mbi temat e bisedimeve.
Suu Kyi ka qendruar ne burg per 14 vitet e fundit dhe afati i saj per arrestin e shtepise u zgjat ne fillim te muajit.
Kjo do te thotte se ajo nuk do te mund te marre pjese ne zgjedhjet qe do te mbahen vitin e ardhshem.
Qeveria e Birmanise duket se eshte hapur ndaj bisedimeve me komunitetin nderkombetar, pas vizitave qe zyrtare te larte amerikane zhvilluan ne vend dhe pasi lideret e opozites shtyne presidentin Barack Obama qe te angazhohej me teper per kete ceshtje.
Top Channel