Berisha: Rama,vetem kauze mafioze

09/12/2009 14:25

Kryeministri Sali Berisha ne nje mesazh vleresimi per pjesemarresit ne mitingun festiv te 8 dhjetorit, ka sulmuar serish kreun e opozites, Edi Rama.

Berisha e etiketoi Ramen si nje politikan qe per interesa te pastra mafioze kerkon te shkelmoje mbi voten e shqiptareve.

Kryeministri e sulmoi serish sot kreun e PS me akuza per jeten private, duke i kerkuar qytetareve qe te mos e shohin Ramen perfaqesues te socialisteve.

“Ky zoteri nuk ka asnje interes opozitar, nuk ka asnje interes demokratik, ka thjesht vetem nje kauze mafioze, kauze e cila qendron ne pervetesimin e qindra mijera, ne mos miliona metra katror, troje publike ne Tirane, me klanet mafioze qe e drejtojne dhe i drejton; kauze e cila konsiston ne mbylljen e rrugeve dhe ndertimin mbi rruget e kryeqytetit; kauze, e cila konsiston ne shnderrimin ne bashkepronar ne tokat dhe trojet publike”, tha Berisha.

Kryeministri premtoi se “Rama, pinjoll i Bllokut, nuk do te munde te luaje me vullnetin e njerezve”.

“Ky njeri do te marre pergjigjen me serioze ligjore dhe çfare do qe te beje ky bos i aleances punisto-mafioze, s’do te mundet kurre te bllokoje çmontimin çdo dite te klaneve mafioze, qe ai udheheq, nxjerrjen nga kthetrat e tyre te pasurive publike qe kane pervetesuar, vendosjen e tyre para ligjit”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA