Ancelotti: Ndeshja me e dobet me Chelsea

09/12/2009 15:35

Chelsea ka bere me te miren duke mbajtur vendin e pare ne ndeshjet e grupit D por nuk e mendon keshtu trajneri Carlo Ancelotti qe eshte shume i pakenaqur me paraqitjen e djeshme kunder APOEL Nicosia.

“Eshte ndeshja me e keqe qe kur kam ardhur pasi luajtem per 90 minuta pa intensitet dhe perqendrim”, theksoi tekniku italian. Me tej, ai ka shtuar se me shume se rezultati ishte e nevojshme nje loje e bukur.

“Kete u thashe lojtareve. Kishim mundesi ta mbyllnim takimin por nuk e beme dhe APOEL arriti te barazoje”, shton Ancelotti. Ne kete ndeshje cdo gje ka shkuar ters per skuadren londineze pasi ka humbur edhe ganezin Essien per shkak te nje terheqje ne kofshen e djathte.

Kjo i krijoi vend talentit 18 vjecar Gael Kakuta. “Ishte i vetmi lajm i mire i mbremjes. Kakuta tregoi se ka talent dhe mendoj se do jete e ardhmja e Chelsea”, shtoi tekniku. 

Top Channel