Burgu famekeq i Guantanamos rikthehet serish ne qender te vemendjes te mediave dhe te opinionit publik amerikan.
Keshtu, pas nje studimi te hollesishem universitetit “Seton Hall” ne Shtetet e Bashkuara shprehen medyshje ne lidhje me vertetesine e vetevrasjes se 3 te burgosurve ne Guantanamo.
Sipas “Seton Hall”, te burgosurit mund te jene vrare ose kane mbetur te vdekur si pasoje e torturave. Po ne te njejtin burim, shtohet se dyshimet per vrasjen e tyre kane lindur menjehere pas zbulimit te fakteve se autoritetet, pas vdekjes se 3 te burgosurve nuk kane lejuar gazetaret dhe fotografet t’i afrohen institutit dhe u ndaluan takimet mes te burgosurve te Guantanamos dhe avokateve te tyre per nje periudhe te gjate kohore.
Per profesorin dhe udheheqesin e ketij hetimi, behet fjale per dy raste, e para, ose hetimi eshte i cunguar ose tentative per te fshehur te verteten e ngjarjes.
3 te burgosur te Guantanamos vdiqen naten e 9-10 gushtit te vitit 2006 dhe menjehere pas ngjarjes autoritetet e burgut njoftuan se ata kishin vrare veten.
Top Channel