Ministri i Jashtem maqedonas, Antonio Milloshoski e ka cilesuar si “hipokrizi te re” bllokaden qe Greqia i beri serish sot Maqedonise, per caktimin e dates se nisjes se negociatave per anetaresimin ne BE.
Sipas Milloshoskit, ky vleresim behet pasi nga njera ane Greqia premton mbeshtetjen per integrimin e vendeve te Ballkanit dhe nga ana tjeter bllokon kete proces.
“Rezultati i sotem ne Bruksel mund te cilesohet si hipokrizi e re greke, sepse vendi i cili gjoja angazhohet qe te gjitha vendet e Ballkanit perendimor te inkuadrohen ne Bashkimin Evropian sa me shpejt, bllokoi mundesine e pare qe kishte Maqedonia”, ka deklaruar Milloshoski.
Ministrat e Jashtem te vendeve anetare te BE-se vendosen sot qe ceshtja e Maqedonise te shqyrtohet gjate presidences spanjolle, e cila merr kryesimin me 1 janar te vitit te ardhshem.
Top Channel