Kina u kerkon vendeve te zhvilluara te pranishme ne Konferencen e Kopenhagenit qe te tregojne sinqeritetin dhe vullnetin e tyre larg qellimeve politike.
Pekini shpreson qe SHBA te veproje konkretiksht kete here ne menyre qe te pakesoje emetimin e gazrave ne atmosfere. Gjithashtu Kina shprehet se vendet e pasura duhet te punojne per te zhvilluar teknologjine ne vendet e prapambetura. Kete qendrim e beri te ditur sot zedhenesi i Ministrise se Jashtme, Jiang Yu nepemjet nje deklarate shtypi te leshuar nga Pekini.
“Ndjekja e principeve te caktuara nga protokolli i Kiotos dhe samiti i Balit, eshte celesi i zgjidhjes se problemeve”, tha gjithashtu zedhenesi. Kjo do te thote se barren me te madhe te pergjgjesise per ndotjen globale duhet ta mbajne vendet e pasura. Jiang Yu konfirmoi pjesemarrjen e kryeministrin Wen Jiabao ne konference, por nuk caktoi asnje date.
Top Channel