Shefi i EULEX, Iv de Kermabon ka deklaruar ne kuader te 1 vjetorit te vendosjes se misionit evropian ne Kosove, se gjate kesaj periudhe jane arritur shume suksese.

Megjithate, Kermabon ka pranuar se misioni me i madh i bere ndonjehere nga Evropa, ka perpara ende shume sfida dhe objektiva qe duhen arritur.

“Pa dyshim, ky ka qene nje vit me sfida, por kemi pasur nje fillim te mbare. Ne tanime kemi arritur shume suksese. Por ende kemi nje rruge te gjate para nesh dhe duhet te qendrojme te vemendshem dhe te vendosur”, ka pohuar Kermabon.

Misioni EULEX u vendos ne Kosove me 9 dhjetor te vitit 2008, ndersa ne muajin prill te vitit 2009 ai filloi te veproje me kapacitete te plota.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA