Iran, studentet kunder Ahmadinexhad

08/12/2009 03:25

Mijra studente iraniane kane mbushur rruget e Teheranit ne “Diten e Studenteve”, pervjetorin e revoltes studentore ndaj regjimit Shah ne vitin 1979.

Ne banderolat studentore ne Iran studentet benin thirrje per rrezimin e “diktatorit”, Mahmud Ahmadinexhad, si dhe duke e krahasuar liderin suprem, Ajatollahun Ali Khamenei me paraardhesin e tij Shah, mbreti proamerikan.

Iranianet kane raportuar ne blogje te shumta interneti se ne rruge e kryeqytetit te Republikes Islamike ka patur perleshje mes studenteve protestues dhe policise, por ende nuk raportohen viktima.

Protesta e studentore eshte cilesuar me e madhja e organizuar qe prej muajit korrik kur mijra iraniane dolen ne rruget e vendit per t’iu kundervene rezultatit zgjedhor qe shpalli serish fitues presidentin Ahmadinexhad.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA