Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni ka vleresuar maksimalisht mbeshtetjen qe Shtetet e Bashkuara dhe Finlanda i bene pavaresise ne seancen e sotme ne Hage.

Hyseni eshte shprehur se argumentet e paraqitura nga keto dy vende kane nxjerre jashte loje argumentet kunder pavaresise te paraqitura nga Rusia dhe Spanja.

“Perpjekjet e Rusise dhe Spanjes per te deshmuar kunder pavaresise se Kosoves ishin te kota, ndersa paraqitjet e SHBA dhe Finlandes ishin mbreselenese”, ka deklaruar Hyseni.

Shefi i diplomacise kosovare ka theksuar se permes ketyre deshmive u vertetua se shpallja e pavaresise se Kosoves nuk ka shkelur asnje te drejte nderkombetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA