Londra kerkon “progres politik” mes Serbise dhe Kosoves.
Shefi i Keshillit per Politike te Jashtme te Parlamentit britanik, Michael Gapes, pas takimit me ministrin e Jashtem serb Vuk Jeremic, ka folur hapur per dallimet midis Londres dhe Beogradit per Kosoven, perkatesisht edhe per nje problem rajonal, i cili, sipas tij, duhet patjeter te zgjidhet para integrimit evropian te Ballkanit Perendimor.
“Para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise po zhvillohet procesi per ligjshmerine e shpalljes se njeanshme te pavaresise se Kosoves dhe duhet te presim rezultatin e ketij procesi. Mirepo, eshte me rendesi qe nderkohe te behet progres politik midis Serbise dhe Kosoves, por duhet te zgjidhen edhe disa ceshtje te brendshme ne Kosove”, eshte shprehur Gapes per BBC-ne ne gjuhen serbe, ben te ditur Telegraf.
Top Channel