27 vendet anetare vendosen te zhbllokojne marreveshjen e ndermjetme me Serbine, e cila zbatohej ne menyre te njeanshme nga Beogradi deri me sot. (UPDATE)

Kusht per shkrirjen e kesaj marreveshjeje ishte bashkpunimi i plote me Hagen dhe arrestimi i te akuzuarit kryesor Ratko Mlladic. Kryeprokurori i Hages Bramertz raportoi perpara ministrave europiane per nivelin e bashkepunimit me Beogradin.

“Per sa kohe qe keta te kerkuar nuk arrestohen, ne do te kerkojme ndihme nga komuniteti nderkombetar, duke perfshire dhe Bashkimin Europian, qe te na mbeshtesin, pasi ne mendojme se te kerkuarit qe mbeten pa u dorezuar jane shume me te rendesishem per viktimat ne Ballkan e per Tribunalin qe te finalizoje mandatin, e mendoj se eshte e rendesishme dhe per besueshmerine e vete komunitetit nderkombetar, sepse kjo eshte arsyeja pse u ngrit Tribunali per te hetuar e gjykuar persona si gjeneral Mlladic”, tha Bramertz.

BE i kerkon Serbise qe te pershpejtoje procesin integrues pasi gezon kapacitetet e nevojshme administrative per te kerkuar statusin kandidat.

Per Kosoven, Keshilli pret nga autoritetet vendase bashkpunim me misionin EULEX, dhe me shume perpjekje kunder korrupsionit e krimit te organizuar. Keshilli Europian mirepret propozime nga Komisioni per perfshirjen e Kosoves ne  Perspektiven Europiane te Ballkanit, vecanerisht per masat qe kane te bejne me ceshtjet e tregtise dhe vizave pa paragjykuar pozicionin e vendeve anetare lidhur me statusin e Kosoves, thuhet ne konkluzionet e Keshillit.

Per Maqedonine nuk u arrit konsensus per te fiksuar nje date per celjen e negociatave te antaresimit. Presidenca suedeze kishte propozuar qe Ministrat Europiane te binin dakort sot qe ne takimin e marsit 2010 te caktohej nje date per celjen e negociatave per anetaresim.
Por vendet anetare nuk arriten marreveshje as per kete propozim ndaj kjo ceshtje mbetet per t’u shqyrtuar neser ne takimin e ministrave te Jashtem, perpara se t’i kaloje samitit te krereve te shteteve europiane ne fund te kesaj jave.

“Jam optimist i kujdesshem se do te gjejme nje zgjidhje edhe pse nuk e di nese do te jete ne dhjetor apo mars, por mendoj se ne duhet t’i qendrojme premtimit te dhene e te mundesojme qe negociatat te vazhdojne”, u shpreh Alexander Stubb, minister i Jashtem i Finlandes.

Ministrat europiane rane dakort ne kete mbledhje per miratimin e paketes financiare per antaresimin e Kroacise ne 1 janar 2012. Fondet e percaktuara prej 3.5 miliard euro do te qendrojne ne gadishmeri duke vleresuar se deri atehere do te kene perfunduar negociatat e anetaresimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA