Alkool ne stadium, Tadic gjobitet me 400 euro
08/12/2009 15:00
Gjykata serbe ka gjobitur me 400 euro Boris Tadic pasi ka pire shampanje ne stadium.
Presidenti serb, se bashku me perfaqesues te larte te shtetit dhe Federates se Futbollit, po festonin kualifikimin e Serbise ne boterorin e futbollit duke shkelur normen qe ndalon konsumimin e pijeve alkoolike branda ambjenteve te stadiumit.
“Nuk isha i informuar qe perdorimi i alkoolit, vetem per te ngritur dolli, ishte i ndaluar”, eshte shprehur Tadic qe do te paguaje gjoben.
Top Channel