“Klima”, Kopenhageni, shansi per rezultat

08/12/2009 23:50

Dekada e pare e ketij shekulli eshte me te gjithe gjasat me e ngrohta ne histori, ndersa 2009-ta, do te regjistrohet si viti i peste me i nxehte ne 160 vjet, qe kur kane nisur te mbahen te dhenat mbi klimen.

Keto pohime u bene nga Organizata Boterore e Meteorologeve ne diten e dyte te Konferences se Kombeve te Bashkuara ne Kopenhagen te Danimarkes, ku marrin pjese mijera delegate dhe vezhgues.

Samiti qe zgjat deri ne 18 dhjetor, konsiderohet si shansi me i mire deri tani, e ndoshta dhe i fundit per arritjen e nje marreveshjeje mbi ngrohjen globale.

Objektivi i Konferences eshte arritja e nje pakti per uljen e emetimeve te dioksidit te karbonit dhe mbeshtetjen e teknologjive te reja me miqesore per mjedisin.

Propozime per te pakesuar çlirimin e gazrave sere jane paraqitur nga disa vende, perfshire dhe Shtetet e Bashkuara dhe Kinen qe konsiderohen dy ndotesit me te medhenj ne bote.

Udheheqes te ndryshem kane bere deklarata te forta per nevojen e nje marreveshjeje  edhe pse ende ka mosperputhje pikepamjesh mbi kohen, menyrat dhe sigurimin e fondeve qe do ta mundesojne implementimin e saj.

Synimi i Konferences se Kopenhagenit eshte arritja e nje marreveshjeje te zbatueshme qe te pasoje Protokollin e Tokjos te vitit 1997 per kufijte e çlirimit te gazit karbonik.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA