
Ish-shefi i Politikes se Jashtme dhe Sigurise se BE, Havier Solana ka deklaruar se ceshtja e Kosoves dhe ajo e Ballkanit ne teresi kane qene sfidat kryesore me te cilat eshte perballur Brukseli.
Duke folur rreth 1 jave pasi la detyren, Solana eshte shprehur i bindur se BE ka nxjerre mesime nga konfliktet e verifikuara ne rajonin e Ballkanit.
“Kosova dhe rajoni i Ballkanit ne pergjithesi kane paraqitur nje sfide madhore per komunitetin nderkombetar dhe BE-ne ne vecanti. Por tani, pas nje angazhimi intensiv me partneret tane, perfshire Rusine, situata ne rajon eshte shume me e mire”, ka pohuar Solana.
Ish-shefi i diplomacise evropiane ka shtuar se sfidat kryesore te cilat duhet te zgjidhin tani vendet e rajonit juglindor te kontinentit te vjeter jane ekonomia dhe anetaresimi ne BE.
Top Channel