Rumani, PSD: Do t’i kontestojme zgjedhjet
07/12/2009 17:30
Partia Socialdemokrate e kandidatit per president te Rumanise, Mircea Goana, deklaroi se ka deshmi per manipulime ne zgjedhjet e mbajtura te dielen.
Partia e Goanes paralajmeroi se do t’i kontestoje rezultatet zgjedhore, sipas te cilave shefi aktual i shtetit, Trajan Basesku, fitoi mandat te ri me epersi te ngushte.
“Kemi deshmi per manipulime. Numri i madh i fletevotimeve te pavlefshme, turizmi masiv zgjedhor dhe gjera tjera na detyrojne qe publikisht t’i kontestojme rezultatet”, deklaroi zevendeskryetari i PSD, Livui Dragnea.
Top Channel