Obama nderon artistet amerikane

07/12/2009 10:20

Tapeti i kuq eshte zhvendosur nga Hollywood-i drejt Uashingtonit ku familja presidenciale po terheq perhere e me shume vemendje.

E verteta eshte se kete here, cifti Obama ka nderuar disa nga figurat me te shquara te artit amerikan ne nje ceremoni te zhvilluar ne “Kennedy Center”, auditori kryesor kulturor i kryeqytetit. Mes te tjereve, Obama ka dekoruar aktorin Robert De Niro, regjisorin Mel Brooks, kengetarin Bruce Springsteen, pianistin Dave Brubeck dhe kengetaren lirike Grace Bumbry.

Ne kete mbremje kane marre pjese edhe artiste te tjere si Sting, Martin Scorsese, Harvey Keitel e Ben Stiller. Por nuk ka munguar as prania e balerinit legjendar rus Michail Barishnikov. “Ne nje rast si ky une do kujtoj qe jam presidenti por ai mbetet perhere Boss-i”, tha me humor Obama gjate nderimit me cmim te kengetarit Springsteen.

Top Channel