Ka perfunduar me nje mbremje gala drejtuar nga Adi Krasta, edicioni i shtate i TIFF, ku u shpallen edhe fituesit.
Cmimi i festivalit shkoi per dy filma: “Gruaja pa piano” e spanjollit Javier Rebollo dhe “Akademia e Platos” e grekut Filipos Citos. Regjisori me i mire u shpall Gjergj Xhuvani, per filmin e tij “Lindje, perendim, lindje”. Ky film u vleresua edhe per aktorin me te mire, i cili u dha ne grup per kastin e perbere nga meshkujt.
“Ndihem mire per aktoret e mi. E meritonin ate cmim sepse ishin nje ekip”, eshte shprehur Xhuvani. Per sa i perket cmimit te tij: “Une jam thjesht regjisor dhe bej detyren time karshi publikut tim”, pohoi Xhuvani.
“Cmimi i Medias” shkoi per “Devil’s Town”, i Vladimir Paskaljevic, i biri i Goran Paskaljevic, i cili edhe ai u vleresua me cmimin e mirenjohjes se festivalit, si promovues i kinemase shqiptare dhe artisteve te saj me filmin “Honeymoons”, qe beri xhiron e festivaleve boterore. Ky film beri edhe hapje e TIFF-it.
Cmimin e publikut e mori shqiptari Ilir Kaso per filmin “Kamioni”. Cmimi dokumentari me i mire shkoi per dy filma: “Dy histori dashurie” e shqiptares nga Kosova Shota Bukoshi dhe “Goleshovo” i rumunit Ilian Metev.
Kompania “Digitalb”, qe ishte edhe sponsor mediatik i Festivalit dha pese cmimet “Digiart”, per filmat e transmetuar ne kanalin “Digipromo”.
TIFF ka vleresuar per karrieren e shkelqyer dy regjisore: Viktor Gjiken, te cilit iu dedikua edhe nje tribut gjate festivalit dhe Theo Angelopulos. Regjisori grek u paraqit ne Festival ne programin special me filmin “Eternity and a day”.
“Vij pas nje udhetimi prej 10 festivalesh nga e gjithe bota. Po pse e bera kete? Cfare nenkupton paraqitja e regjisorit ne festivale? Eshte nje dialog. Pikerisht ky eshte kuptimi”, eshte shprehur Angelopulos.
Ne TIFF aplikuan per pjesemarrje regjisore nga 72 vende te botes me mbi 1 mije prodhime. Ne gare hyne 14 filma me metrazh dhe mbi 100 te tille me metrazh te shkurter.
Top Channel