Kosove, pasaportat biometrike ne 2010-en
07/12/2009 15:25
Ministri i Brendshem kosovar, Zenun Pajaziti ka deklaruar se vitin e ardhshem institucionet e Kosoves do te fillojne te leshojne pasaportat biometrike.
Sipas Pajazitit, puna per leshimin e ketij dokumenti ka filluar qe kete vit dhe momenti me intensiv per shperndarjen e tij pritet te jete mesi i vitit te ardhshem.
“Pasaportat biometrike do te jepen vitin e ardhshem, meqenese pergatitjet i kemi filluar. Dinamika do te pershpejtohet diku nga mesi i vitit”, ka pohuar Pajaziti.
Komentet e tij ministri i Brendshem i beri gjate perurimit te punimeve te nderteses per agjencine e ardhshme te regjistrimit te civileve, qe do te kushtoje 1 milion e 800 mije euro.
Top Channel