
Samiti i Kopenhagenit i ka dhene frytet qe ne diten e pare te punimeve. Kina, Brazili dhe India kane rene dakort te hartojne nje dokument, ndersa ne kete inisiative ofrohet edhe Afrika e Jugut.
Keto kater vende jane ndotesit me te medhenj ne bote pasi emetojne ne atmosfere sasi te madha gazrash. Ndekohe, kryeministri danez Lars Loekke Rasmussen ka shprehur bindjen se shume gjera duhet te ndryshojne. Ai ka thirrur gjithe perfaqesuesit te kontribuojne realisht dhe ne menyre te shpejte.
“Ketu ne Kopenhagen po diskutohen fatet e njerezimit”, theksoi ai. Nderkohe, sekretari i konventes per ndryshimet klimetarike Yvo de Boer ka shtuar se koha nuk pret dhe ky eshte momenti qe te gjithe duhet te bashkohen.
“Kemi 6 dite kohe per te percaktuar marreveshjen. Koha tashme ka mbaruar. Eshte momenti qe te jemi te bashkuar dhe te shohim veprime reale”, shtoi ai. Samiti u hap nga nje video shokuese ku protagoniste ishin femijet, ndersa WWF ndertoi dy dyer ne hyrje, nje te kuqe qe simbolizon temperaturen e larte te planetit dhe nje jeshile qe simbolizon temperaturen normale. Padyshim qe te gjithe delegatet kane preferuar te hyjne nga porta jeshile.
Top Channel