Kaka: Tek Reali nuk defrehemi

07/12/2009 09:50

Duhej te kalonin disa muaj qe Kaka te vinte re ndryshimin mes Milanit dhe Realit.

Ish fantazisti brazilian i kuqezinjve rrefen se lojtraret “merengues” nuk defrehen dhe kane shume presion. “Po kerkojme nje identitet loje por nuk eshte e lehte sepse nuk arrijme te defrehemi dhe per kete me vjen keq”, shprehet Kaka.

Me tej, ai thellohet ne analize duke shtuar se per te rivalizuar Barcelonen nuk duhet vetem te blesh lojtare te mire. ”Barca luan e gjitha bashke prej vitesh, ndersa ne kemi 8-9 elemente te rinj per te krijuar nje skuader”, shton asi madrilen.

Nderkohe, mesohet se ai nuk do luaje as ne ndeshjen e Champions League kunder Marsejes ku Reali do kerkoje nje fitore per te arritur vendin e pare ne grup.   

Top Channel