Inter rigjen Sneijder dhe Maicon per Rubinin

07/12/2009 13:10

Inter rigjen dy lojtare te cmuar per ndeshjen delikate kunder Rubin Kazan diten e marte ku luhet bilete kualifikimi.

Holandezi Sneijder rikthehet ne grupin zikalter pas nje demtimi, ndersa Maicon i ka kaluar problemet fizike. Holandezi eshte shtylla e skuadres se Jose Mourinho pasi statistikat flasin per te.

Ne 11 ndeshje qe ai ka luajtur, Inter ka siguruar 8 fitore dhe 3 barazime, ndersa ne 3 ndeshjet qe ka munguar Sneijder, Inter ka humbur. I rendesishem eshte edhe rikthimi i Maicon pasi mungesa e tij eshte vene re qarte ne ndeshjen me Fiorentinen.

Rikthimi i dy titullareve do te thote pankine e sigurt per dyshen Muntari-Thiago Motta, pasi mefusha do te perbehet nga Cambiasso e Stankovic.

Top Channel