Me ftese te ministrit te Puneve te Jashtme te Suedise, Carl Bildt, ne cilesine e kryesuesit te Presidences se Bashkimit Evropian, zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci do te udhetoje sot per ne Bruksel per te marre pjese ne konferencen per Ballkanin perendimor, me temen “Tejkalimi i krizes ekonomike – nga bashkepunimi rajonal ne anetaresimin ne BE”, qe do te mbahet me 9 dhjetor 2009.
Ne kuader te vizites ne Bruksel, zevendeskryeministri Kuci do te marre pjese po ashtu edhe ne nje darke solemne, organizuar nga Bildt, ku do te kete rastin te bashkebisedoje me folesit kryesore te konferences per ceshtjet qe nderlidhen me procesin e integrimit evropian te vendeve te Evropes juglindore, me theks te vecante per perspektiven evropiane te Kosoves.
Gjate vizites, Kuci do te zhvilloje nje takim edhe me drejtorin per Zgjerimin, Pierre Mirel dhe me perfaqesues tjere te BE-se, ku teme kyce do te jene avancimi i procesit te integrimit te Kosoves ne BE.
Top Channel