Brazil, Flamengo dhe Adriano, kampione

07/12/2009 09:40

Flamengo, nje nga klubet me historine me te madhe ne Brazil, ka arritur te beje mrekulline duke u shpallur kampione e vendit edhe pse kryesimin e mori vetem pak jave nga fundi.

Skuadra nga Rio De Janeiro qe ka ne grupin e saj edhe “Perendorin” Adriano, ka arritur te munde Gremion 2-1 ne ndeshjen e fundit me gola te David dhe Ronaldo Angelim, duke fituar titullin e gjashte ne historine e saj.

Flamengo e mbylli kampionatin me 67 pike, 2 me shume se Internacional di Porto Alegre. Ne fund te ndeshjes Adriano nuk ka mundur t’i permbaje lotet per kete sukses pasi ai ka shenuar 18 gola duke I dhene nje dore te madhe skuadres ne rrugen drejt titullit.

Top Channel