Tirana barazon ne Korce

06/12/2009 18:55

Tirana ka vuajtur nje tjeter ndalese duke marre vetem barazim 1-1 ne transferte ndaj Skenderbeut.

Bardheblute nuk e kane mbajtur ritmin e fitoreve, duke u larguar nga Korça me vetem nje pike, duke e rritur diferencen me Dinamon kryesuese, ne 14 pike, po aq sa Apolonia e vendit te trete.

Kryeqytetasit shenuan ne minuten e 6 me Memellin, por goli i tij u vleresua si i pavlefshem nga gjyqtaret e ndeshjes. Korcaret kaluan ne avantazh, ne minuten e 35 me kroatin Guerib, kur nje goditje e tij u devijua nga mbrojtja duke nxjerre jashte loje portierin Nallbani.

Ne pjesen e dyte Tirana i afrohet disa here golit, por Memelli eshte i pasakte ne finalizim. Ne minuten e 78 ishte nje mbrojtes qe beri detyren e sulmuesit duke shenuar per Tiranen. Kavajasi Andi Lila riktheu barazpeshen, rezultat qe nuk ndryshoi deri ne fund te ndeshjes.

Pas ketij barazimi Tirana mbetet ne vendin e 4 me 21 pike ndersa Skenderbeu vazhdon te jete prane zones se ftohte, ne vendin e 9 me 13 pike.

Besa e vendit te dyte fitoi miniderbin ndaj fqinjeve te Shkumbinit 2-0 nje sfide qe u vendos ne pjesen e dyte. Verdhezinjve iu desh nje penallti e kthyer ne gol nga Mancaku per te prishur ekuilibrat ndersa vlonjati Daniel Xhafaj ka vulosur fitoren 2-0 te Beses, ne dhjete minutat e fundit, nje fitore qe mban ne 10 pike diferencen mes kavajasve dhe Dinamos kryesuese.

Top Channel