Real Madrid, fitore e vuajtur ndaj Almeiras

06/12/2009 09:40

Reali ka arritur te fitoje 4-2 ndaj Almeiras ne javen e 13-te te Primera Division edhe pse ne disa raste eshte vendosur ne veshtiresi.

Sergio Ramos kalon ne avantazh Los Blankos ne minuten e 31-te te takimit, rezultat ky qe mbeti i pandryshuar deri ne perfundim te pjeses se pare.

Me rifillimin e se dytes, permbyset gjithcka. Shume shpejt Reali e sheh veten ne disavantazh 1-2. Soriano ne minuten e 58-te barazon ne 1-1 dhe pese minuta me pas Uce shenon edhe golin e dyte per Almeiran. Ne veshtiresi te medha gjendet skuadra e Pelegrinit e cila barazon 2-2 vetem ne minuten e 79-te me Higuain.

Ne dhjete minutat e fundit ndodh gjithcka. Kristiano Ronaldo merr nje 11-metersh te cilin ne fillim e pret portieri i Almeiras, por ishte Benzema qe nuk gabon nga brenda zones. Shume shpejt Kristiano Ronaldo ndreq gabimin e tij dhe shenon golin e katert ne minuten e 84-t. Portugezi pak minuta me pas le skuadren e tij me 10- lojtare duke dale me kartonin e kuq per nje nderhyrje te gabuar, megjithate pak minuta loje kishin mbetur per t’i mohuar Realit kete fitore e cila e ngjit ne kuoten e 31 pikeve pas 13 javesh te kampionatit spanjoll.

Top Channel