Juventusi fiton “derbin e Italise“

06/12/2009 09:00

Eshte Juventusi fituesi i derbit te Italise, pasi ka mundur ne 2-1 Interin kryesues.

Ka qene nje ndeshje me tension qe ne minutat e para, per shkak te rendesise vacante qe kishte kjo fitore per ecurine e sezonit. Juventusi kalon ne avantazh ne minuten e 21-te pas nje rremuje ne zonen e zikalterve, topi devijohet brenda zones dhe Hulio Sezar del jashte loje duke pesuar golin e pare.

Tensioni shtohet me shume dhe reagimi i Mourinjos ndaj gjyqtarit, sjell daljen me kartonin e kuq te trajnerit te Interit. Ka zgjatur 5 minuta avantazhi pasi Samuel Eto’o barazon shume shpejt duke i cuar te dyja skuadrat ne barazim 1-1. Me fillimin e pjeses se dyte Klaudio Markizio me nje tribilim mjaft te mire brenda zones, ndeshkon per here te dyte Interin.

Ky avantazh rrit tensione ne fushe duke pasur shpesh here konfrontime mes lojtareve, nga te cilat Felipe Melo del me kartonin e kuq ne minuten  e 87-te. Megjithate nuk kishte me shume minuta loje dhe gjithcka perfundon ne favor te bardhezinjve. Kjo humbje ngjesh me shume ndjekesit me Interin kryesues. Tashme Milani eshte vetem 4 pike larg fale fitores se paster ndaj Sampdorias 3-0 ne San Siro.

Top Channel