Athine, dhuna, dhjetra te plagosur
06/12/2009 21:40
20 te plagosur, mes te cileve 16 police dhe Rektori i Universitetit te Athines eshte bilanci i protestave te dhunshme ne pervjetorin e pare te vrasjes se te riut, Aleksandros Grigoropulos.
Sipas autoriteteve mjekesore helene me shqetesuese paraqitet gjendja e rektorit, Kristos Kitas. I plagosur eshte regjistruar edhe nje anetar i Partise Punetore Revolucionare dhe nje gazetar.
Nderkohe njoftohet se mbi 200 persona jane arrestuar ne Athine dhe Selanik ndersa rreth 500 persona jane grumbulluar ne lagjen “Eksarqia”, lagjia ku mbeti i vrare 1 vit me pare prej policise 15 vjecari Grigoropulos.
Top Channel