Manchester City mund Chelsea 2-1

05/12/2009 21:55

Ndalet Chelsea ne Premier League, pas humbjes 2-1 me Manchester City. Manchester United tani eshte vetem dy pike larg nga Blues.

Chelsea e ka pare veten ne avantazh ne minuten e 8-te te takimit me autogol te Emmanuel Adebayor, i cili ka shlyer gabimin ne minuten e 37-te duke barazuar rezultatin.

Goli i fitores eshte shenuar ne minuten e 54-te nga Tevez.

Vendin ne krye te Premiere League e mban Chelsea me 36 pike i ndjekur nga Manchester United me 34, Arsenal 28, Tottenham dhe Aston Villa 26, Manchester City 25, Liverpool 24, Birmingham 21, Sunderland dhe Stoke City 20.

Top Channel