
Kreret e KFOR-it vleresojne se mes shqiptareve dhe serbeve ka ende tensione, por theksojne se koha e ekstremisteve dhe e dhunes ne Kosove ka marre fund.
“Mendoj se koha e ekstremisteve ka kaluar. Kemi arritur ne nje pike te caktuar, ne te cilen situata e sigurise eshte e mire”, ka deklaruar komandanti i sektorit te forcave shumekombeshe, gjenerali francez Arno Sent Kler Devil.
Devil, i cili mberriti ne Kosove tre muaj me pare, nenvizon se nga kontaktet qe ka pasur me perfaqesues te shqiptareve dhe serbeve ka konstatuar se dhuna nuk konsiderohet me nje mjet per te zgjidhur problemet.
“Nuk shoh asnje mundesi te shperthimit te dhunes. Megjithate, KFOR eshte i kujdesshem dhe eshte gati te nderhyje nese do te kete nevoje”, ka shtuar Devil.
Top Channel