Mbi 6 mije police do te vendosen ne rruget e Athines kete fundjave, pasi qyteti do te shenoje pervjetorin e vrasjes se nje 15 vjecari.

Vdekja e adoleshentit per shkak te policise ne dhjetorin e vitit te kaluar shkaktoi nje vale protestash te dhunshme qe nuk verifikoheshin ne Greqi prej dekadash.

Ne kuader te pervjetorit, studente te shkollave te mesme dhe universiteteve po pergatiten te bejne nje marshim.

Nga ana e saj, policia ka deklaruar se nuk do t’i toleroje aktet e dhunes. “Ne duam te dergojme nje mesazh te qarte, se nuk do ta tolerojme perseritjen e dhunes dhe terrorit ne qender te Athines. Nuk do t’ua dorezojme qytetin vandaleve”, ka deklaruar ministri per Mbrojtjen e Qytetareve, Mihalis Chrysohoidis.

Familjaret dhe shoket e adoleshentit Alexandros Grigoropoulos do te zhvillojne nje ceremoni perkujtimore per 1 vjetorin e vrasjes se tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA