Apeli zbut dënimin për Kastriotin

05/12/2009 12:25

Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit shqyrtoi dje ankimimin e “KF Kastrioti” për ndryshimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës për sa i përket masës për zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e tifozëve.

Pasi dëgjoi pretendimet e drejtuesve të klubit futbollistik të Krujës, Komisioni i Apelit vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës që ishte marrë më 25 nëntor. Apeli ndryshoi pikën dy të këtij vendimi, duke lënë përfundimisht dënimin e “FK Kastriotit” me vetëm një ndeshje pa praninë e spektatorëve.

Komisioni i Apelit shqyrtoi gjithashtu ankimimin e trajnerit të portierëve të ekipit “KF Apolonia”, Ardian Balla, i cili kërkon uljen e masës së dënimit. Komisioni i Disiplinës e dënoi atë me një vit pezullim nga aktivitetet futbollistike dhe Komisioni i Apelit vendosi lënien në fuqi të këtij vendimi.

Top Channel