Raikonen kalon te garat Rally

04/12/2009 13:40

Kimi Raikonen kalon zyrtarisht ne garat Rally. Ish kampioni i botes ne F1 me skuadren e ferrarit do te drejtoje nje makine Citroen C4 ne sezonin e ri.

Finlandezi do te garoje ne 12 -13 gara te ketij boterori ne Rally. Ashtu sic dihet, Raikonen u largua nga pistat e Formula 1, pas ardhjes se Fernando Alonsos ne vendin e tij tek Ferrari dhe per me shume pasi nuk arriti te nenshkruaje nje kontrate me skuadren tjeter te F1, Meklaren.

I apasionuar pas garava Rally, veren e kaluar Kimi Raikonen debutoi me nje makine Fiat, dhe arriti rezultate te kenaqshme.

“eshte nje sfide komplet e re per mua, ka deklaruar ish kampioni i botes ne F1. kam patur gjithmone deshire te garoj ne Rally dhe tani po e realizoj kete enderr. Per momentin kam nenshkruar nje kontrate 1 vjecare, me pas do te shohim se cfare do te bejme per te ardhmen”, ka perfunduar Raikonen.

Top Channel