Shtetasit kosovare rrezikojne te mbeten pa udhetuar drejt vendeve fqinje pas vendimit te Bashkimit Europian per liberalizimin e vizave.

Nese do te duan te shkojne ne Maqedoni, kosovareve tashme mund t’u kerkohen viza. Ministrja e Brendshme maqedonase Gordana Jankulovska deklaroi se qeveria nuk ka diskutuar per kete ceshtje.

Komentin ajo e dha gjate nje konference te perbashket per shtyp me homologun kosovar, Zenun Pajaziti.

Dy ministrat nenshkruan nje marreveshje qe parashikon luften kunder krimit te organizuar dhe terrorizmit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta