Europa Lige, kalojne Verder dhe PSV

04/12/2009 01:25

Verder Bremen dhe PSV Eindhoven sigurojne nje vend per me tej ne Europa Lige nje jave perpara perfundimit te fazes se grupeve.

Skuadra gjermane mundi ne ndeshjen e radhes te Grupit L, Nacional Madera me rezultatin 4-1. Pjesa e pare u mbyll 2-0 per skuadren e drejtuar nga Shaf dhe te dy golat u shenuan nga Rozenberg. Ne te dyten Verder shenoi edhe 2 here te tjera me  Moreno dhe Marin, nderkohe qe goli i vetem per Nacional u shenua nga Ruben Mikael.

PSV Eindhoven e siguroi kualifikimin pas nje fitoreje ne sekondat e fundit ndaj Spartes se Prages 1-0, ku autori i golit te kesaj fitoreje ishte Engelar.

Tuluz rrit shpresat e saj per kualifikim pasi fitoi ne ndeshjen e parafundit te Grupit J me Partizanin e Beogradit 1-0 duke e lene kete te fundit ne kuoten e 0 pikeve. Goli i vetem i  takimi u shenua ne minuten e 54 nga Braten.

Shaktar dhe Bryzh jane tashme te kualifikuara edhe pas barazimit pa gola ne ndeshjen e zhvilluar mes tyre ne Ukraine. Mes 32 me te mirave eshte dhe Atletiko Bilbao qe fitoi ne ndeshjen e parafundit te Grupit L me Austrine e Vjenes 3-0.

Roma merr kryesimin ne Grupin E pas fitores 2-1 me Bazelin. Skuadra e drejtuar nga Ranieri u gjend shpejt ne disavantazh ne kete takim, por  ne fund arriti te permbyse gjithcka. Toti me 11 metersh barazoi rezultatin dhe Vucinic shenoi golin e fitores ne pjesen e dyte.

Rrit shpresat per kualifikim edhe Fulhem qe mundi ne ndeshjen e saj CSKA-ne e Sofjes me rezultatin 1-0. Sporting barazoi 1-1 me Herenven qe mbetet e treta ne Grupin D me 5 pikeve. Vendi i dyte merret nga Herta qe behet me 7 pike pas fitores me Ventspils 1-0. Fitoi edhe Dinamo e Bukureshtit 2-1 ndaj austriakeve te Shturm Graz.

Top Channel