
Duke i surprizuar te gjithe, nje kompozitor shqiptar ka fituar cmimin prestigjoz “Kompozitori i vitit” ne Britanine e Madhe.
Thoma Simaku, lektor ne Universitetin e Jorkut e mori kete cmim gjate ceremonise se pervitshme organizuar nga Aklademia Britanike e Autoreve te Kengeve, Kompozitoreve dhe Autoreve ne Londer “British Academy of Songeriters, Composer and Authors (BASCA).
Juria unanimisht vendosi qe vepra e Simakut e ridimensionon instrumentin ne nje menyre vizionare dhe krejtesisht origjinale. Ata e lavderuan vepren per virtuozitetin, thellesine ekspresive te saj dhe imagjinaten e fuqishme. Duke komentuar marrjen e ketij cmimi, Thoma Simaku tha se fitimi ketij cmimi ne Britanine e Madhe per te do te thote shume.
“Ky cmim ka nje rezonance te madhe mbarekombetare dhe jehona qe i ka bere BBC-ja eshte me te vertete domethenese. Ndihem shume i gezuar qe vepra eshte radhitur perkrah kompozitoreve me te njohur angleze”, ka delaruar ai.
Zef Mazi, ambasador i Shqiperise ne Mbreterine e Bashkuar e ka komentuar kete si nje lajm teper te mire dhe i gezueshem, per ate personalisht njekohesisht edhe per vendin tone. Ambasadori Mazi tha se vendi yne ka vertete me cfare te krenohet, vecanerisht ne fushen e artit, kultures, letersise dhe arteve. Simaku dhe niveli qe ai ka arritur ne fushen e muzikes dhe kompozimit ne bote eshte krenari per cdo shqiptar.
Kompozitori shqiptar gjate ketyre viteve qe jeton dhe punon ne Angli ku ka fituar nje mori cmimesh ne shume konkurse nderkombetare, ndersa CD-ja e tij ndodhet ne kolanen Klasiket e Shekullit XXI te shtepise diskografike Naxos dhe eshte vleresuar mjaft nga kritika muzikore ne Envrope dhe ne Amerike.
Top Channel