Artan Minarolli, pasioni i tij i pare, regjisura

04/12/2009 19:05

Aktualisht drejton Arkivin Qendror Shteteror te Filmit, por pasionin e tij te regjisorit nuk e le pas dore.

Nuk ka kaluar shume kohe nga shfaqja e premieres se filmit te tij “Gjalle”, i cili mori edhe cmimin per mbeshtetjen teknike ne Festivalin e 31-te Nderkombetar te Filmit ne Montpellier te Frances.  Behet fjale per regjisorin Artan Minarolli, i diplomuar ne Akademine e Arteve, dega Drame ne vitin 1982.

Kater vjet me vone emerohet asistent regjisor ne te vetmin institucion te prodhimit te filmit shqip para viteve `90-te, Kinostudio. Specializimi per regjisor ne shkollen Evropiane te Filmit ne Danimarke erdhi  dy vjet pas realizimit te filmit te tij te pare dokumentar ne vitin ‘91, me titull  “Per nje centimeter” me te cilin fitoi cmimin e pare ne Festivalin e Torontos ne Kanada. Me synimet per ta rikonstruktuar kete institucion, bashkepunetorja e tij Engjellushe Stafa, thote se pavaresisht se puna i ka lidhur me te shume vone, ajo e njeh Minarollin prej vitesh.

Edhe Eriona Vyshka eshte  pjese e punes se perditshme te Minarollit. Duke u perballur me te pothuajse cdo dite, shefja e redaksise na tregon se Artani eshte “liberal” dhe nuk vuan nga rregullat strikte. Minarolli eshte nje nga emrat me te njohur te regjisures shqiptare brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise. Edhe pse vendi yne vazhdon te kaloje nje tranzicion te zgjatur, Minarolli me filmat e tij, i fundit “Kronike provinciale”, behet percjelles i temave te kohes, duke bere qe filmi shqip t’i rezistoje agresionit te mediokritetit.

FOTO GALERI
1/4
Artisti qe ka care kufijte me art

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA