Nder filmat e radhes ne TIFF eshte paraqitur edhe ai i regjisorit serb Vladimir Paskaljevic, “Qyteti i djallit”.
Ky titull i referohet lokalitetit me te njejtin emer ne Serbine Jugore, i famshem per formacionet e tij shkembore, ne forme piramidash.
Por eshte perdorur nga autori si metafore per te percjelle nepermjet kesaj komedie te zeze realitetin serb, i cili sipas tij ka tendenca, qe te anashkaloje problematikat, duke u fokusuar mbi gjithcka qe e largon nga ato.
“Vendi im ka tendencen te shkepuse vemendjen nga problemet kryesore te tij dhe te perqendrohet tek sukseset si tenisi, basketbolli, apo ‘Qyteti i djallit’, lokaliteti, per te cilin kete vit u fol shume, pasi UNESCO e kandidoi per t’a vendosur ne Listen e Pasurive Boterore. Qyteti i djallit eshte metafore, qe tregon vemendjen e dedikuar zbavitjes, ne vend qe te flitet per problemet reale”, eshte shprehur Paskaljevic.
Filmi i Paskaljevic permban disa histori te shkurtra, qe kryqezohen me njera-tjetren duke rrefyer nepermjet personazheve, realitetin e vendit te tij.
Top Channel