Vllaznia e Tirana, e pamundur te vertetohen trukimet

03/12/2009 09:15

Akuzat per trukim ndeshjesh ndaj Vllaznise dhe Tiranes jane thuajse te pamundura per t’u vertetuar.

Dy klubet me te medha shqiptare ishin ne listen me pese skuadra, per te cilat UEFA ka dyshime se kane manipuluar shtate ndeshje ne kete edicion te kupave te Europes.

Ne hetimet e Prokurorise se Bokumit, nga ku shpertheu ai qe u quajt “skandali me i madh ne kontinent” dhe ato te Interpolit po shqyrtohen faktet e dy ndeshjeve qe shkodranet luajten ne turin e dyte te Liges se Europes me Rapidin e Vjenes (ku humben 5-0 dhe 3-0), si edhe disfata 4-0 e Tiranes ne fushen e norvegjezeve te Stabaek.

Deri me tani, drejtuesit e skuadrave shqiptare kane mohuar kategorikisht çdo lloj implikimi ne fiksimin e rezultateve te ndeshjeve, e jane shprehur te hapur per te paraqitur versionin e tyre te fakteve ne hetime.

Megjithate, sipas Deklan Hill, gazetarit investigativ kanadez, i cili ka dhene i pari alarmin per bastet qe ndikojne ne rezultatin e ndeshjeve, dyshimet e bera publike nga UEFA rrezikojne mos te konfirmohen.

Kjo, sepse arma me e forte ne zbulimin e ndeshjeve te trukuara jane te penduarit, ose deshmitaret qe mund te japin fakte te pakundershtueshme.

Kesaj i shtohen edhe deklaratat nga Rapidi dhe Stabaeku, te cilat nuk kane vene re asgje te dyshimte ne ndeshjet me Tiranen dhe Vllaznine.

Lojtaret dhe drejtuesit e klubit austriak kane theksuar se ne fitoren e tyre me rezultatin e pergjithshem 8-0 nuk ndodhi asgje e veçante, madje ata mund te kishin shenuar edhe me shume gola.

Te njejtat pohime kane ardhur edhe nga norvegjezet, per fitoren me bardheblute, qe ne sfiden e kthimit ishin te pergjysmuar nga mungesat.

Hill, autori i librit “The fix”, i publikuar vetem nje vit perpara skandalit, i cili eshte shtrire ne 17 shtete ne “Kontinentin e Vjeter” paralajmeroi per “cunamin e ndeshjeve te fiksuara nga kriminelet aziatike ne Europe.

Edhe aktivitetet me te rendesishme te futbollit rrezikohen”.

Njeriu qe kishte akuzuar se kater ndeshje ne Kupen e Botes 2006 ishin te dyshimta, beson se eshte shume e veshtire qe te vertetohen ndeshjet e manipuluara.

“Eshte thuajse e pamundur qe te gjesh prova per trukime, ne momentin kur askush nuk e pranon hapur ate qe ka ndodhur. Jane te rralla rastet kur te gjithe lojtaret jane te perfshire, mjafton te korruptosh disa lojtare kyç, si portieri apo sulmuesi me i mire”, shkruante ai.

Top Channel