Trukimet, akuza edhe per FC Kopenhagen

03/12/2009 09:10

Tirana ishte skuadra e pare, emri i se ciles u publikua ne hetimet per trukim ndeshjesh ne Champions.

Por, tashme listes i eshte shtuar edhe FC Kopenhagen, klubi i mirenjohur danez.

Ata akuzohen se kane  manipuluar ndeshjen “play-off” me APOEL Nikosian, e Altin Haxhit, e vlefshme per nje vend ne fazen finale te grupeve.

Kopenhagen fitoi 1-0 ne fushen e saj dhe humbi 3-1 ne Nikosia, ndersa mbrojtesi shqiptar mungoi ne ndeshjen e kthimit, per shkak te kartonit te kuq te Danimarke.

Lajmi u konfirmua nga avokati Burkhard Beneken, pas nje takimi pune qe zhvilloi me prokuroret e Bokumit.

Ai deklaroi: “FC Kopenhagen do te trajtohet si nje skuader e dyshuar”.

Top Channel