
Divorci mes portugezit Nani dhe Manchester United eshte i paevitueshem.
Trajneri Alex Ferguson eshte bindur se sulmuesi nuk ka me vend ne skuadren e tij, prandaj kerkon 10 milione sterlina per ta lene te lire.
Skuadrat me afer lojtarit jane Fiorentina dhe Juventus dhe marreveshja mund te mbyllet qe ne muajin janar. Nani nuk luajti as ne ndeshjen e Carling Cup te fituar 2-0 ndaj Tottenham. 23 vjecari u ble ne vitin 2007 nga Sporting Lisbona per 17 milione sterlina, por ai i ka zhgenjyer drejtuesit e skuadres angleze pasi nuk ka arritur te behet nje lider ne skuader.
Ndeshja e fundit e Nanit eshte ajo e barazuar 3-3 ndaj CSKA-se se Moskes. “Ferguson eshte nje njeri i nderlikuar sepse brenda nje minute mund te te thure elozhe dhe me pas te te hedhe ne balte”, tha Nani pas perjashtimit nga sfida delikate kunder Chelsea. Tekniku nuk ka ngelur i kenaqur nga kjo deklarate, duke marre vendimin per ta nxjerre menjehere ne shitje.
Top Channel