Duka: Gabimet e gjyqtareve s’kane cenuar kampionatin

03/12/2009 20:30

Vendimet e gjyqtareve kane cuar ne keto javet e fundit kontestime te ashpra nga presidentet e klubeve, duke i konsideruar disa nga keta arbitra si te korruptuar apo si te ndikuar qofte edhe financiarisht ne gjykimin e tyre.

Pak pas mbylljes se fazes se pare te kampionatit, sektori i gjyqtareve eshte mbledhur diten e enjte ne nje analize te kesaj faze, ku i pranishem ka qene edhe presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, i cili pergjithesisht i ka konsideruar si te suksesshem gjyqtaret per kete pjese te pare te kampionatit.

“Kemi analiza konkrete te per te pare ato qe nuk kane shkuar mire. Gjykimi i ketij viti nuk ka qene i keq dhe nuk ka qene faktor ne renditjen e skuadrave. Nuk mohoj qe nuk ka pasur gabime, por kam bindjen se kane qene njerezore”, thekson Duka. Nderkohe, presidenti i FSHF-se ka dhene dhe mendimin e tij ne lidhje me hetimin qe po i ben UEFA ndeshjeve te Tiranes e Vllaznise, ku kane lindur dhe dyshime per fiksim rezultati.

Me pare, presidenti i Tiranes, Refik Halili kishte akuzuar FSHF-n per kete hetim qe ka hapur organi me i larte i futbollit europian. “Ne e kemi ndjekur me shqtesim hetimin e UEFA-s dhe nuk mund te jemi te kenaqur me te. Perpjekjet e njerezve per te lartguar hetimin nga ata qe duhen hetuar, jane larg vemendjes time”, perfundoi ai.

Top Channel