Lazio, jave vendimtare per skuadren romane

02/12/2009 10:55

Duke filluar qe prej dites se sotme, Lazio ka nisur nje jave vendimtare ne Europa League dhe kampionat.

Sot ne mbremje skuadra bardhekalter do ndeshet me Salsburgun ne Austri, ku per te vazhduar me tej i hyn ne pune vetem fitorja, ndersa disa dite me vone vjen derbi roman. Prej 12 ndeshjesh ne kampionat, Lazio nuk arrin te shkoje tek fitorja, duke rrezikuar serizisht qendrimin ne Serie A.

Por tensionet shtohen edhe per ceshtjen e sulmuesit Zarate. Ish klubi i tij, Al-Sadd, ka paraqitur ne FIFA nje ankese per transferimin e lojtarit qe e cileson te parregullt. Nga ana tjeter, Lazio ka reaguar duke thene se lojtari nenshkroi per kryeqytetasit pasi kjo ishte deshira e tij.

Top Channel