Jacko, hidhet ne treg parfumi me kodin gjenetik

02/12/2009 12:55

Kompania “My DNA Fragrance”, nje nga me te perfolurat per shkak te menyres se prodhimit te parfumeve, eshte vene serish ne qender te vemendjes.

Pas prodhimit te parfumeve me kodin gjenetik te Elvis Presley, Marilyn Monroe, Napoleon Bonapartit dhe Eduardit IV, tashme ne treg ka dale edhe nje linje parfumesh me baze kampionesh nga ADN-ja e Michael Jackson. “My DNA Fragrance”, synon qe te afroje sa me shume idhujt me njerezit e thjeshte, duke u sherbyer nje produkt teper origjinal.

Sipas “The Sun”, kompania e ka paguar shume shtrenjte nje fije floku te Jackson. “ADN-ja mund te merret shume lehte nga floket dhe ne po perpiqemi te prodhojme nje kolane parfumesh me kodin gjenetik te shume personazheve te njohur”, shkruan ne nje deklarate kompania.

Presidenti Carlton Enoch thekson se parfumet jane te nje cilesie te larte, ndersa ai me ADN-ne e Michael Jackson po ecen shume mire ne treg. Kjo shpikje eshte perqafuar menjehere edhe nga shume yje te kinemase.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA