Halili: Tirana beson ende te titulli

02/12/2009 08:10

Pas humbjes se dhimbshme ne Lac nje jave me pare, fitorja e Tiranes ne Vlore ndaj Flamurtarit te henen ishte shnderruar ne domosdoshmeri, pasi nevojitej nje reagim, i cili do te tregonte se 24 here kampionet ekzistojne ende dhe se lufta per titullin kampion nuk eshte mbyllur para kohe.

Menyra se si u arrit fitorja nuk ishte per t’u marre ne konsiderate, pasi niveli i lojes la shume per te deshiruar. Por rezultati vlente me shume ne nje moment te tille dhe ai erdhi fale golave te mesfushoreve Sefa dhe Ahmataj. Reagimi i kerkuar erdhi dhe tani te Tirana besojne ende se i kane mundesite per te mbrojtur “kuroren” deri ne perfundim te Fazes se Trete.

Por duket se optimisti me i madh eshte vete presidenti Refik Halili, i cili eshte edhe tifozi numer i Tiranes. “Jam shume i kenaqur qe skuadra arriti te merrte ne Vlore nje fitore te rendesishme per ecurine tone ne kampionat, nenvizoi drejtuesi me i larte bardheblu. Tri piket ishin plotesisht te merituara nga futbollistet tane, te cilet diten te reagonin ne kohen e duhur”. Situata jo e mire ne tabele e renditjes dhe problemet e fundit brenda llojit, kane bere qe Halili te mundohet te qendroje me prane skuadres gjate koheve te fundit.

Interesimi i tij eshte i gjithanshem deri edhe te gjendja e lojtareve te vecante. Por prononcimet e stafit teknik dhe atij mjekesor e kane kenaqur bosin bardheblu, i cili tashme eshte bindur se ka nje ekip te kompletuar, i cili mund te ece perpara, drejt realizimit te objektivave ne kete sezon. “Kemi nje skuader te mire dhe une kam besim te futbollistet, te cilet ne pjesen e mbetur te sezonit duhet te japin maksimumin”, nenvizon presidenti bardheblu, i cili, edhe pse e respekton Dinamon, si nje kundershtar per t’u mundur ne kete sezon, thekson se distanca mes bluve kryesues dhe Tiranes eshte plotesisht e rikuperueshme deri ne perfundim te sezonit.

“Dinamo ka nje skuader shume te mire dhe eshte favoritja kryesore per te fituar titullin ne kete sezon, sqaroi me tej Halili. Por kampionati eshte ende shume i gjate. Sapo eshte mbyllur faza e pare i tij. Ne vazhdojme te besojme ende te rifitimi i titullit kampion, duke shpresuar te hapat e gabuar te rivalit tone kryesor gjate pjese se mbetur te ndeshjeve”. Problemet per Halilin dhe Tiranen e tij nuk kane pasur te sosur. Pas shume peripecive, mundi te merrte i vetem drejtimin klubit. Por rikonfirmimi si president nga nje asamble e dyte, i mori shume kohe dhe i la pak mundesi te bente nje merkato te mire per te perforcuar skuadren, qe duhej te pergatitej per pjesemarrjen ne Champions League.

Sfida e dyfishte me norvegjezet Stabaekun, nisi me nje barazim shpresedhenes 1-1 ne kryeqytet, por deshtoi me nje humbje 0-4 ne transferte. Humbja eshte shnderruar ne nje tjeter gangrene per Halilin dhe klubin e tij, pasi UEFA e ka inkuadruar ne listen e shtate ndeshjeve te hetuara prej saj per trukim rezultati, ku jane edhe dy takimet e Vllaznise me Rapidin e Vjenes ne turin e dyte te Europa League. Fillimi i kampionatit nga kampionet ne fuqi te vendit ishte jashte mase zhgenjyes dhe rikthimi nisi vetem pas javes se shtate. Megjithate ulje-ngritjet e shumta, si humbja me Lacin nuk eshte se premtojne shume per te ardhmen.  

Top Channel