Europa Lige, eleminohet Lacio

02/12/2009 22:05

Lacio ngre flamurin e bardhe dhe eliminohet nga kupa Europa Lige pasi eshte mundur 2-1 nga Salsburgu.

Vendasit kane zhvilluar nje ndeshje te qete perball Lazios ne fushen e tyre duke qene gjithmone te gatshem ne shfrytezimin e gabimeve, nderkohe qe italianet kerkonin me cdo kusht nje rezultat pozitiv ne “Red Bull Arena” per te besuar ende ne endrren e tyre europiane.

Me fillimin e pjeses se dyte Afolabi shenon per vendasit, por vetem dy minuta zgjat avantazhi pasi Foxhia barazon shifrat ne 1-1.

Nje kundersulm i Salsburgut ne minuten e 78-te i jep mundesine Tcoit qe te levize lehtesisht ne zone e te mposhte portierin Muslera per te dyten here duke eliminuar lacialet.

Sebashku me austriaket eshte kualifikuar edhe Vilareali i cili ka mundur ne fushen e tyre Levskin 0-2. 15 minuta nga fundi i pjeses se pare dhe Rosi kalon Vilarealin ne avantazh, nderkohe ne fundin e takimit ishte Sena qe dyfishon rezultatin dhe largon ne kete menyre skuadren bullgare te Levskit e cila nuk arriti te shenoje asnje gol deri ne kete ndeshje ne Europe.

Ne Grupin I Benfika dhe Evertoni jane kualifikuar per me tej.

Skuadra angleze ka mundur Aekun e Athines 1-0 fale golit te Bilialjedinov, ndersa Benfika mundi Bate Borisov ne fushen e kesaj te fundit me rezultatin 1-2.

Top Channel