Ka vetem pak dite qe jeton me triumfin si regjisorja me e mire e Festivalit te Teatrit te te Rinjve 2009-te me pjesen “Shtepia e Bernarda Albes” nga Frederiko Garsia Lorka.
Gjurmet e suksesit i hasim edhe ne shtepi, por jo ne ate te Bernarda Albes. Ne shtepine ku Alma frymezohet per te bere nje pune te mire dhe per ta prekur suksesin.
Per regjisoren e vepres fituese, cmimi konsiderohet si shperblim shpirteror, impresionues, emocionues dhe stimulues. Pervec buqetave me lule dhe telefonatave pa fund per kete vleresim, Gentjani, bashkeshorti i saj, na tregon se si e ka pritur kete sukses te Almes.
“Jam i lumtur per dy arsye edhe si bashkeshort i saj, por edhe sepse Alma duke arritur kete i hap rruge vetes”, shprehet Gentjani.
Njerezit qe e rrethojne thone se Alma eshte shume e sakrifices, tek regjisorja e re qendrojne bashke “profesioni dhe perkushtimi si bashkeshorte perfekte”.
Gentjani pohon se “edhe pse ky pozicion te do pak te forte” Alma nuk e tradheton veten dhe bashkeprojektojne “familjen e re”.
“Sakrifikon shume dhe kjo e ka bere qe ajo te plotesoje te gjitha boshlleqet. Kur behet fjale per angazhime te medha merremi vesh per gjithcka dhe te dy bejme rolin e prindit, bashkeshortit dhe familjarit per cdo gje qe ka shtepia”, thote Gentjani.
Alma ka hyre ne kete shtepi si nuse para kater vjetesh, vjeherri i saj Sadiku rezervon fjalet me te mira per nusen e djalit, edhe pse ne kete kohe bashkejetesa me njerezit e burrit per shumekush mund te duket “cudi”.
“Eshte njeri me vullnet te madh qofte per te rregulluar ambjentin e shtepise, por edhe studimin ne profesionin e saj si regjisore”, shprehet Sadiku.
Ne nje cep te shtepise ajo punon deri vone, per te derdhur ne leter projektet dhe endrrat e saj, sikunder beri me shfaqjen e fundit te Lorkes.
Gentjani thote se “mori mbi vete rrezikun e deshtimit”, por cdo sfide ka te mirat e saj.
“Duke mos e ngacmuar me pyetje kam marre vesh nga te tjeret se eshte nje shfaqje e veshtire, por ajo sakrifikoi pasi rendesi per te kishte perfitimi i nje eksperience sepse me pune te veshtire njeriu arrin gjithcka”, thote Gentjani.
Kjo eshte me pak fjale jeta e Alma Hotit, mes skenes si regjisore dhe familjares, nese jeta t`i ofron te dyja me te njejtin dimension, thuhet se je me fat…
Top Channel