Golat e Currit, mesatare prej sulmuesi te Vorskla

01/12/2009 12:10

Debatik Curri ka realizuar dy gola në barazimin që Vorskla arriti me Dnipron.

Gjatë 6 sezoneve në këtë skuadër ka shënuar 17 gola dhe ka hyrë në këtë mënyrë në historinë e klubit si një prej shënuesve më të mirë të klubit në Vyscha Liga, duke marrë rolin e një sulmuesi, megjithëse zakonisht luan në mbrojtje ose në mesfushë.

“Skuadra ka luajtur mirë, ishte një nga paraqitjet më të mira të këtij sezon, sqaron ai. Mendoj se duhet të kishim fituar. Skuadra e mbuloi shumë mirë gjithë fushën dhe them se një gol e gjysmë janë meritë e tyre, sepse ne jemi një grup.Njërin prej golave (të dytin) Curri e realizoi me penallti, ndërkohë që edhe vendasit barazuan me penallti dy minuta më vonë. Curri thotë se “11-metërshi ynë ishte më i dukshëm, ndërkohë që penalltia e dhënë për Dnipron u vërshëllye. Dhe nuk jam shumë i bindur.Gjithsesi morëm një rezultat të mirë në një fushë të vështirë dhe me paraqitjet në fushën e lojës arritëm të hidhnim pas shpine atë paraqitje jo të mirë në fillim të sezonit”, përfundon shqiptari.

Top Channel