Ferrara, e ardhmja vendoset në nëntë ditë

01/12/2009 12:25

Humbja me Kaljarin, që erdhi pas disfatës në fushën e Bordosë në Champions, ka lëkundur pozitat e Çiro Ferrarës në krye të stolit të Juventusit.

Tashmë, dy ndeshjet e ardhshme të bardhezinjve, në kampionat me Interin dhe në Ligën e Kampioneve me Bajernin e Mynihut, shihen si vendimtare për të ardhmen e trajnerit.

Drejtuesit janë të zemëruar: Elkan dhe Blank, që kanë biseduar gjatë në telefon pas ndeshjes me Kaljarin, kërkojnë me shumë qartësi në aspektin taktik, por edhe në aktivizimin e lojtarëve.

Deri më tani nuk ka pasur biseda me asnjë teknik tjetër, edhe pse në ambientet e klubit qarkullojnë emrat e Gus Hidink dhe Roberto Mançinit. Gjithsesi, mësohet se trajneri i Rusisë e ka refuzuar propozimin për të punuar te Juventusi. Holandezi duket se ka dëshirë të kthehet te Çelsi, si drejtues ose si trajner. Një alternativë që i pëlqen është edhe stoli i Nigerisë.

Top Channel