Drogba: Ancelotti, nje gjeni

01/12/2009 21:00

Ardhja e trajnerit Carlo Ancelotti i ka dhene nje shtyse te re skuadres se Chelsea.

Drogba eshte nje prej lojtareve qe mendonte largimin pas shkarkimit te Jose Mourinho, por mesa duket sulmuesi afrikan ka rigjetur lumturine ne “Stamford Bridge”.

“Ancelotti eshte nje trajner i madh. Ai na ka rritur shume duke u kujdesur per detajet. Carlo ka nje personalitet te madh dhe nuk ndryshoi shume gjera kur erdhi. Vazhdoi punen e nisur nga Hiddink duke permiresuar detajet. Ne dhomat e zhveshjes bejme shaka, ndersa ne fushe ka nje mentalitet te qarte”, shprehet Drogba.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishte shenoi nje dygolesh ne sfiden delikate kunder Arsenalit ku Chelsea fitoi 3-0.

Top Channel