“Chic” sjell Shqiperine e vitit 1944

29/11/2009 21:15

Jeta ne Shqiperine e vitit 1944 me te gjitha ngjyrat e saj, eshte ajo cfare fshihet pas titullit simpatik “Chic dhe Lufte” te ekspozites qe shoqeroi ditet e festave qe prej 17 nentorit ne Biblioteken Kombetare ne Tirane.

Me posterat e medhenj te marra nga publikimet e kohes, reklamat, moden e veshjeve, tendencenen e ngjyrave te kapeleve apo dhe oferten per te lexuar romancat me te bukura te botuara ndonjehere, ekspozita te con tek shijet, preferencat, interesat apo dhe argetimet njerezore qe nuk mungojne edhe ne nje kohe lufte.

Drejtori i Bibliotekes Kombetare, Aurel Plasari shpjegon se per here te pare ne nje salle rrine bashke te gjitha krahet, armiqte dhe clirimtaret, traktet partizane dhe ato te ballit, “Mein Kampfh” e Adolf Hitler, por edhe leninizmi apo Kongresi i pare i Gruas Antifashiste. Moda flet gjithashtu me emra te medhenj, “Zingone vesh gjithe Romen”, eshte sllogani qe ka pushtuar magazinat me te medha te kryeqytetit ku ne emertimin e pavioneve dallohet perdorimi i paster i shqipes.

“Libri shqip kish vdekur ketu e shume kohe me pare. Tash e nja dy muej ka zene e po ngjallet”, thuhet ne nje shenim te kohes, per te treguar lulezimin e letersise shqipe me emrat e saj me te shquar. Keshtu me kontrastin e ngjarjeve ne nje kohe lufte, apo shumllojshmerine e ekzemplareve te paraqitur duket se “Chik dhe Lufte” eshte ne te vertete shembelltyra me origjinale e vitit 1944, qe ne fakt mungonte prej dekadash.

Top Channel